Formacioni i ëndrrave në Euro 2012

dardanmiftari | Monday, June 04, 2012 | 0 Komente

Faqja sportive Goal.com ka përpiluar “njëmbëdhjetëshin e ëndrrave” që përbëhet nga lojtarët që do të marrin pjesë në Kampionatin e sivjetmë Evropian.

Portieri i Gjermanisë, Manuel Neuer, është preferuar para Gianluigi Buffon (Itali) dhe Iker Casillas (Spanjë).

Në krahët mbrojtës janë Ashley Cole (Angli) dhe Lukasz Piszczek (Poloni), ndërsa në qendër të mbrojtjes gjenden Holger Badstuber (Gjermani) dhe Giorgio Chiellini (Itali).

Mesfusha përbëhet nga anësorët David Silva (Spanjë) dhe Cristiano Ronaldo (Portugali), ndërsa më në qendër të mesfushës gjenden Yann M'Vila (Francë) dhe Xavi (Spanjë).

Dy sulmuesit e spikatur evropianë, Mario Gomez (Gjermani) dhe Robin van Persie (Holandë) zënë pozitat ofensive.

Formacioni i ëndrrave sipas Goal.com (4-4-2): Neuer – Piszczek, Chiellini, Badstuber, Cole – Silva, Xavi, M'Vila, Cristiano Ronaldo – Van Persie, Gomez.

A është vërtet ky formacioni më i mirë i mundshëm në këtë Kampionat Evropian? Apo do të duhej të ishte ndryshe?

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...