Iniesta: Nuk do të ketë ndryshime dramatike
Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, nuk beson se do të ketë ndonjë ndryshim të madh në skuadër pas caktimit të Tito Vilanovas si trajner kryesor.
Spanjolli pritet t’i bashkohet klubit në stërvitjet para-sezonale, pasi pati pushim të zgjatur pas kampionatit Evropian.
“Me Titon vija sulmuese do të jetë praktikisht e njëjta, ndryshimi nuk është dramatik në këtë aspekt. Me Pep Guardiolën ne e arritëm kulmin. Neve do të na mungojë ai”, ka thënë Iniesta.
Category: Futboll

















0 Komente