Allegri: Më pak gabime...

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Pas barazimit me rezultat 2-2 ndaj Napolit, trajneri i Milanit, Massimilano Allegri ka pranuar se ekipi i tij duhet të bëjë më pak gabime nëse dëshiron që sezoni të jetë i suksesshëm.

 “Mendoj se ka pasur gabime individuale që nuk është dashur të ndodhin, por shpeshherë ndodhin”.
“Mbrojtja ishte në nivel. Goli i dytë ishte dhuratë për Napolin. Topi hyri nën këmbët e Acerbis dhe Abbiatit. Goli i parë ishte gabim i Abbiatit dhe ai e pranoi këtë”.
“Gjëja më e rëndësishme është që të mos bëjmë gabime si ekip, pasi gabimet individuale janë të pranueshme”, ka thënë Allegri.
Ai shtoi se përkundër formës së keqe, më këtë lojë ekipi i tij shumë shpejt do të kthehet në pozitat e larta të tabelës, pasi shenjat janë pozitive.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!