Bayerni shkatërrues

Edw | Saturday, November 24, 2012 |

Hannoveri ishte viktima e Bayern Munichut në Allianz Arena, në ndeshjen të cilët bavarezët e fituan me rezultat 5-0.
Ishte vetëm minuta e tretë kur Javi Martinez shënoi pas asistimit të Bastian Schweinsteiger.

Toni Kroos e dyfishoi rezultatin (24’), ndërsa Franck Ribery e vendosi rezultatin e pjesës së parë (37’).
Pas më shumë se një orë lojë (63’), Dante shfrytëzoi një Kroos-im për golin e katërt.

Në paraqitjen e tij të parë në Bundesliga këtë sezon, Mario Gomez, shënoi porsa hyri në lojë (67’).
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane, Xherdan Shaqiri, u inkuadrua në minutën e 75-të në vend të Thomas Mueller. Ndërkaq, edhe te Hannoveri luajti mesfushori tjetër shqiptar, Adrian Nikçi (nga minuta e 79-të).

Fitore ka shënuar edhe Borussia Dortmundi që si mysafir e mposhti Manizin me rezultat 2-1.
Bayerni Munichu kryeson Kampionatin gjerman me 34 pikë, nëntë më shumë se Borussia Dortmundi që aktualisht mban pozitën e dytë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!