United rimerr kreun
Në takimin e zhvilluar në Old Trafford, pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në minutat e para të gjysmës së dytë (52’), Jamie Mackie kaloi mysafirët në epërsi.
Një harkim të Rooneyt fillimisht e goditi Welbeck, ndërsa Jonny Evans e futi në portë (64’) për ta barazuar rezultatin.
Edhe goli i dytë erdhi nga një krosim i Wayne Rooneyt nga këndi, të cilin kësaj radhe e priti Darren Fletcher për të kaluar vendasit në avantazh (68’).
Superzëvendësuesi Javier 'Chicharito' Hernandez shënoi golin e sigurisë, pas asistimit të Anderson (72’).
Manchester United kthehet në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Manchester City që të dielën zhvillon sfidën e vështirë kundër Chelseat në Stamford Bridge.
Category: Futboll