Karanka: Benzema ishte i përkryer

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Zëvëndëstrajneri i Real Madridit, Aitor Karanka, ka lëvduar veçanërisht Karim Benzeman pas paraqitjes së tij fantastike ndaj Athletic Bilbaos në fitoren prej 5-1 të shtunën mbrëma.


“Benzema na jep vizion, mbështetje dhe lëvizshmëri, ndërsa goli i tij i dytë e bëri paraqitjen e tij të duket e përkryer. Ai ishte i fokusuar dhe tejet konkret”.
“Ekipi ruajti intensitetin deri në fund. Ne kemi mundur të lëmë Atleticon të shënojë për 3-2, por nuk kemi dashur që kjo të ndodhë. Në pjesën e dytë ishim më të mirë në mbrojtje dhe erdhën edhe më shumë gola. Ky kampionat nuk lejon dështime, kështu që duhet të vazhdojmë”.

“Tetë pikët deficit janë çka janë. Ne e dimë se nuk mund të dështojmë. Ne gjithmonë po luajmë për ta ndjekur Barcelonën kështu që duhet të fitojmë”, ka thënë Karanka. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!