Fabregas me Malaga çdo gjë e vështirë!

Unknown | Wednesday, January 23, 2013 |

Cesk Fabregas, e sheh çerekfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Malagas, si ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, por pavarësisht barazimit në “Camp Nou”, 25-vjecari beson tek kualifikimi. Për Barcelonën përballja me skuadrën e Pellegrinit do të jetë e treta brenda 10 ditësh. 

Pas fitores bindëse në Primera Divizion erdhi barazimi në “Camp Nou”. Nëse Barcelona kualifikohet ndaj Malagas, me siguri në gjysmëfinale do të përplaset me Realin Madridit, përballje që është në të njëjtën kohë me El Clasico e Fazës së dytë në “Santiago Bernabeu”. Sipas Fabregas, sfidat mes dy skuadrave më të mira të Spanjës janë gjithmonë të ekuilibruara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!