Galatasaray e zyrtarizon, por operacioni Drogba mund të dështojë

Unknown | Wednesday, January 30, 2013 |

Ishte cilësuar si një nga transferimet më të bujshme të merkatos së dimrit, por kalimi i Didier Drogba te Galatasaray mund të kthehet në zhgënjim të madh për tifozët turq. 

Sulmuesi afrikan arriti marrëveshjen me skuadrën që kryeson kampionatin në Turqi, por ky operacion mund të dështojë. Surpriza vjen nga Kina, ku Shangai Shenhua ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesi. 

Në një komunikatë për shtyp klubi kinez shpjegon se ka në pronësi kartonin e Didier Drogba dhe vazhdon ta konsiderojë atë një lojtar të vetin dhe për t’u siguruar për këtë është gati t’i drejtohet FIFA-s.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!