Gazeta daneze: Debrecen-Liverpool, e montuar!

Unknown | Tuesday, February 05, 2013 |


Emri i skuadrës më të suksesshme angleze, Liverpool është përfshirë në skandalin e trukimit të ndeshjeve. Një gazetë daneze ka publikuar një lajm sipas të cilit ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Debrecenit dhe Liverpoolit ishte lojë e montuar.
Portieri i Debrecenit, serbi Vukasin Poleksic thuhet se është ai që e ka montuar këtë ndeshje. Portieri i skuadrës hungareze thuhet se ka paguar që në këtë sfidë mos të bien më shumë se 2 gola, kuotë e cila ishte e madhe pasi që Liverpooli ishte Shanset e shumta që Liverpooli i ka humbur në atë ndeshje, thuhet të kenë qenë dyshimi i parë për trukim.
Megjithatë lajmi i gazetës daneze nuk ka ngritur peshë te Liverpooli, të cilët nuk kanë marrë asnjë akuzë nga Europoli. Ky grup shpejtë pritet të publikoj emrat e skuadrave dhe ndeshjet që janë manipuluar e që disa prej tyre janë edhe në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!