Wenger: Mposhtim Bayernin, fitojmë Ch.Leaguen

Lina's | Friday, February 15, 2013 |


Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger deklaroj se objektivi i tyre për këtë edicion është titulli në Ligën e Kampionëve, Trajneri francez tha se kjo gjë do të jetë shumë e mundshme nëse Arsenal e eliminon Bayern Munchenin.
"Nëse arrijmë ta eliminojmë Bayernin, ne do ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Jam i bindur që nëse e bëjmë këtë motivimi jonë do të jetë shumë i madh dhe nuk njohë kundërshtarë që mund të na ndalin. Ne jemi në garë edhe në FA Cup e cila mbetet një nga objektivet tona. Përvoja e Bayern është e rrezikshme sepse ata dinë të luajnë në nivele të tilla, por Arsenal është i uritur për të tituj, gjë që mund të shtyjë drejt sukseseve" deklaroj Wenger./Indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!