Dëshira e fundit para vdekjes, ta shohë stërvitjen e ekipit

Sinani | Tuesday, July 23, 2013 |

Holandezi Roy Mark ka vdekur në moshën 54 vjeçare pas luftës disa vjeçare me sëmundjen e kancerit. Ai ka hyrë në histori të klubit të Feyenoordit, si njëri ndër përkrahësit më të mëdhenj të klubit. Mark ka qenë i rregullt për dekada të tëra në ndeshjet e klubit të tij, ndërsa me shumë emocione kishte përcjellë ato.

Kur kishte përjetuar ditët e fundit të jetës, ai kishte kërkuar që dëshirën e tij të fundit ta ketë përcjelljen e stërvitjeve të klubit. Shokët e kanë pritur afër tribunës dhe i kanë plotësuar dëshirën që e ka bërë të qajë.

Pas disa fishekzjarrëve para një pankarte me profilin e tij, deri sa spikeri ka folur për të është dëgjuar kënga legjenda e futbollit, “You’ll never walk alone”. Roy atëherë është përshëndetur me lojtarët dhe tifozët, ndërsa vetëm tri ditë më vonë, për fat të keq, ka vdekur. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!