U shit Interi
Marrëveshja ishte arritur në fund të muajit qershor, por tashmë pothuajse është zyrtare. Massimo Moratti ia ka shitur klubin e Interit miliarderit tajlandez Erick Thohir.
Ky i fundit do ta marrë në dorë klubin Nerazzurr kah fundi i korrikut ose fillimi i gushtit, ndërsa janë tri pika të rëndësishme të marrëveshjes.
1) Indoneziani Thohir do ta blejë paketën aksionare që sillet nga 75% e 80% për një shifër prej 300 milionë eurosh.
2) Në Harkun e dy vjetëve të ardhshëm, Thohir mund ta blejë pjesën tjetër të aksioneve të Interit. Mbetet të definohet periudha e saktë: ose nga shtatori i vitit 2915 ose nga shtatori i po atij viti.
3) Massimo Moratti mbetet president i Interit, ndërsa djali i tij, Angelomario mbetet zëvendëspresident.
Category: Futboll