E refuzoi fanellën për shkak të Islamit, por i rregullt në kazino

Sinani | Tuesday, July 23, 2013 |

Sulmuesi i Newcastle Unitedit, Pappis Cisse kishte refuzuar sponsorin e ri të ekipit, një shtëpi kredituese, ndërsa vet luan në kazino.
“Bëjë si të them unë, mos bë çka bëjë unë”, si duket me këtë logjikë funksionon edhe sulmuesi senegalez. Ai ditë më parë ka refuzuar ta vesh fanellën, e madje edhe të shkojë në përgatitje me ekipin, për shkak të sponsorit të ri, një shtëpi kredituese, për shkak se kjo është në kundërshtim me parimet e fesë së tij, Islamit.

Megjithatë, një tifoz i ekipit anglez të Premier Leagues e ka takuar rastësisht Cissen, në kazino. “Ishte java e parë e tetorit. Luanim në Evropë, ndërsa Cisse tha se nuk mund të udhëtonte dhe kishte qëndruar në qytet”, kishte shkruar nën foton e botuar tifozi.
Cisse është fotografuar në kazinon Aspers në Newcastle, ndërsa rastin ia ka konfirmuar medieve edhe një i punësuar në këtë vend.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!