Zyrtare: Martino, trajner i ri i Barcelonës

Ismail Sinani | Tuesday, July 23, 2013 |

Tata Martino është trajner i ri i Barcelonës. Ai do ta zëvendësojë në krye të gjigantit katalunas Tito Vilanovan. Trajneri do ta nënshkruajë shumë shpejt konratën, duke i hedhur poshtë të gjitha dyshimet.
Ai do ta ketë me vete ndihmësin Elvio Paolorroso dhe përgatitësin fizik, Jorge Pautasso. Trajneri i ri do të emërohet të martën, por nuk do të udhëtojë në Munich, ku gjiganti katalunas të mërkurën do të përballet me Bayernin e Pep Guardiolës. Ai do ta nis punën vetëm pas rikthimit të ekipit në Spanjë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!