Brazili gjunjëzon kampionin e botёs

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Kampioni i pesёfishtё botëror nё futboll, Brazili, ka mposhtur kampionin e botës, Italinё, me rezultat 2-0 nё miqësoren e sotme tё zhvilluar nё Emirates Stadium.
Pёrballjet e dy kombëtareve mё tё trofeshme me tituj botëror gjithmonë kanё qenё atraktive, dhe edhe kësaj here, pavarësisht se ishte miqësore, publiku nuk u zhgënjye dhe pёr kёtё u përkujdesёn dy yjet e Manchester Cityt, Elano dhe Robinho.
Elano Blumer shёnoi golin e parё pёr jugoamerikanёt pas njё loje tё mirё tё Robinhos, nё minutën e 13-tё tё lojёs. Robinho tregoi vlerat edhe njё herё, kur rrëmbeu njё top nga Andrea Pirlo pёr shëtitur nёpёr mbrojtjen azure dhe pёr tё shёnuar golin e dytё dhe tё fundit pёr fitoren e Brazilit (27’).
Italianёt dy herё gjetёn rrjetin, por tё dy golat nuk u pranuan. Sё pari njё gol i hershёm i shёnuar nga Fabio Grosso u anulua pёr shkak tё supozimit tё pozitës jashtë loje, ndёrsa njё gol tjetër nё pjesën e dytё i shёnuar nga zёvendёsuesi Luca Toni, nuk u pranua pёr shkak se italiani kishte kontrolluar topin me krah. Lёvizjet, mashtrimet e pasimet e tё zgjedhurve tё trajnerit Dunga mposhtёn nё tёrrёsi kampionin katёrfishtё botëror, qё kurrë nuk tregoi vlerat e kampionit. Me kёtё humbje, Marcello Lippi i jep fund edhe rekordit prej 32 ndeshjeve si i pamposhtur.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...