Ancelotti te Chelsea në fund të sezonit?

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Drejtori organizues i Milanit, Umberto Gandini, thotë se ekziston një mundësi e madhe që trajneri i Rossonerëve, Carlo Ancelotti, të marrë drejtimin e Chelseat në verën e ardhshme.
Pas shkarkimit të Luiz Felipe Scolarit nga posti trajnerit të Chelseat, janë përhapur shumë spekulime se kush do ta zëvendësojë atë. Njoftimet më të reja janë se trajneri i Rusisë, Guud Hiddink, mund t’i udhëheqë Blutë deri në fund të sezonit, ndërsa në verë postin e trajnerit mund ta merr Ancelotti. “Nuk kam të drejtë të flas në emër të Carlos, por për momentin ai nuk mund të shkojë te Chelsea. Mirëpo, nëse vjen një ofertë serioze në qershor, mendoj se ai do ta konsiderojë këtë pozitë”, është cituar Umberto Gandini nga “Daily Mail”. Kandidatët tjerë potencialë për ta marrë drejtimin e Chelseat janë, ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, si edhe ish-trajneri i Chelseat, Avram Grant.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...