Ronaldo gjithnjë më afër Realit

dardanmiftari | Wednesday, February 11, 2009 | 0 Komente

Banka e famshme botërore, Banco Santander, ka vendosur të luajë një rol të rëndësishëm në vazhdimin e dytë të ‘telenovelës Cristiano Ronaldo-Real Madrid’.
Mësohet se Banco Santander, e cila është sponsor i skuterisë së Formula 1, McLaren-Mercedes, dhe Copa Libertadoteres, ka aprovuar aplikacionin e Realit për një kredi të madhe. Sipas informuesit të bankës, Jose Ramon de la Morena, banka gjigante evropiane, tashmë ua ka siguruar 70 milionë euro Mbretërve për t’u ndihmuar në blerjen e Cristiano Ronaldos në qershor. Pritet që oferta e Los Blancos ta ketë shifrën prej 100 milionë euro për ta transferuar portugezin në Santiago Bernabeu. Përveç spekulimeve se lojtari më i mirë në botë për vitin 2008 ka një parakontratë me Realin, thuhet se portugezi ka nënshkruar një marrëveshje edhe me trajnerin e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ku thuhet se nëse oferta është më e lartë në vitin 2009, atëherë do të lejohet largimi i tij nga Old Trafford.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...