Beckenbauer: I frikësohemi Rooneyt

dardanmiftari | Wednesday, March 24, 2010 | 0 Komente

Presidenti i Bayern Munichut dhe legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, ka deklaruar se skuadra e tij i frikësohet Wayne Rooneyt dhe mendon se ai është rreziku kryesor për Bayernin, kur Manchester Unitedi dhe skuadra gjermane të takohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Ai po luan absolutisht në mënyrë fantastike për Manchester Unitedin. Nuk është lehtë të shënosh 33 gola për klubin tënd, jo vetëm në Angli, por kudo tjetër”.
“Ai është lojtar i shkëlqyer dhe po luan më mirë se kurrë. Ne këtu te Bayerni, do t’i frikësohemi atij kur të luajmë ndaj Manchester Unitedit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve”, u shpreh Beckenbauer.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...