Haye: Humba për shkak të gishtit

dardanmiftari | Sunday, July 03, 2011 | 0 Komente

David Haye ka pohuar se nuk ishte dominimi i Wladimir Klitschkos shkaku pse ai nuk e realizoi ëndrrën për t’u bërë kampion i unifikuar në kategorinë e rëndë, por ishte gishti i vogël i këmbës të cilin ai e kishte të thyer.
Haye është mposhtur bindshëm me pikë në Imtech Arena, por thotë se do të ishte ndryshe po që se nuk do të ishte i lënduar.

“Unë nuk kam mundur ta lëviz këmbën e djathtë. Unë e kam thyer gishtin e vogël për rreth tri javë më parë dhe i kam dhënë anestetik. Unë nuk kam mundur të shpërthej dhe të tregoj kush jam. Unë nuk kam mundur t’ia jap nokautin. Ishte vërtet frustruese, pasi nuk ka asgjë më të keqe se sa t’ia shoh nofullën dhe të tentoj ta godas, e më pas të rrëzohem vet në dysheme”. David Haye ia tregon gishtin e thyer Klitschkos në konferencën për shtyp pas duelit... “Ishte lufta më e madhe në jetën time, ne kemi menduar ta anulojmë atë, por nuk ishte zgjidhje pasi gjithë ata fansa paguan aq shumë para që të vijnë këtu. Unë nuk kam mundur ta anuloj duelin”, theksoi Haye.

Në fund ai tregoi edhe pak respekt për Wladimirin, duke thënë: “Ai është luftëtar i madh. Por, nëse ao nuk do ta shtrinte dorën e tij të djathtë, unë do ta kisha nokautuar”, përfundoi Haye.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...