Ronaldo: Do të rikthehem në Angli

dardanmiftari | Sunday, July 03, 2011 | 0 Komente

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dhënë një deklaratë shokuese ku ka alarmuar klubet angleze, duke thënë se ai një ditë do të kthehet në Angli.
“Mendoj se nëse do të largohem nga Spanja, atëherë do të shkoj në Ligën Premier, por jo tani. Së pari duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve. Nëse do të kthehesha në Ligën Premier, do të duhet të jetë një klub në veriperëndim. Nuk më pëlqen Londra”.

“Oferta e Cityt? Është vërtet lëkundëse një ofertë prej 20 milionë funtesh në vit, është shumë e mirë, por bisedova me agjentin dhe është më mirë të qëndroj te Reali, sepse këtë vit do të bëhemi më të mirët. Sezonin e ardhshëm do të jemi superfuqi. Pasi Mourinho do të qëndrojë edhe unë do ta bëj këtë. Nëse ai do të shkonte te Chelsea, atëherë edhe unë do të isha larguar. Unë do të kisha shkuar te Manchester City. Por ai po qëndron dhe unë po qëndroj”, deklaroi Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...