Gerrard: Mësojmë nga dhimbjet e të kaluarës

dardanmiftari | Thursday, May 24, 2012 | 0 Komente

Kapiteni i Anglisë, Steven Gerrard, ka këmbëngulur se Tre Luanët do të lënë prapa egot e të kaluarës dhe dhimbjet e shkaktuara nga disfatat e mëdha, për të triumfuar në Euro 2012 gjatë kësaj vere.

Anglia në të kaluarën nuk ka përjetuar kampionate prej më të mirave, pasi ka kujtime të këqija nëpër turnetë e mëdha. Sidoqoftë, këto Gerrard thotë t’i ketë harruar, teksa është super i përqendruar para sfidave kruciale të kompeticionit që zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

“Zakonisht përvojat që kam pasur nëpër kampionate, më ka ndodhur të shoh gjenerata të arta gjithmonë fituese dhe këtë do ta bëjmë edhe ne”.

“Unë dua të them se me një apo dy fitore, i gjithë kombi ju përkrah dhe besimi rritet. Mendoni se jeni më të mirë se sa që jeni në të vërtetë dhe kjo mund të reflektohet pozitivisht. Kjo ju bën ta harroni edhe të kaluarën, e cila për ne nuk është aq e lehtë”, ka thënë Gerrard.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...