Torres i befasuar që është në Euro 2012

dardanmiftari | Thursday, May 24, 2012 | 0 Komente

Sulmuesi i Spanjës, Fernando Torres, ka pranuar se ai është frikësuar tej mase se nuk do të jetë pjesë e kombëtares spanjolle për Euro 2012.

28-vjeçari ka pasur krizë të madhe të golave gjatë sezonit, por ka arritur që të rikthehet në fund me disa paraqitje mbresëlënëse, që kanë arritur të bindin përzgjedhësin Vicente Del Bosque.

“Po, e kam parë veten jashtë listës. Unë kurrë nuk e kam pritur një thirrje me aq entuziazëm. Spanja e ka fituar të drejtën të quhet favorite dhe ne e pranojmë këtë titull, edhe pse nuk ka vlerë pasi duhet të dëshmohet në fushë”.

“Tri tituj radhazi është diçka që askush më parë s’e ka bërë. Nëse mund të arrijmë këtë, atëherë do të ishte referencë për gjithë botën, sepse njerëzit do të flisnin me gjenerata dhe dhjetëra vite në vijim”, ka deklaruar ‘El Nino’.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...