Reali ofertë për Pablo Osvaldo

dardanmiftari | Friday, May 25, 2012 | 0 Komente

Real Madridi raportohet se do të ofrojë 10 milionë euro plus shërbimet e Fernando Gagos për të transferuar sulmuesin e Romës, Pablo Osvaldo.

Agjenti i Gago së fundi ka zbuluar se argjentinasi, i cili kaloi sezonin i huazuar te Roma, tashmë ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Giallorossët dhe se pret dy klubet të arrijnë marrëveshje, që raportohet se do t’u kushtojë italianëve 6 milionë euro.

Madrid dhe Roma do të takohen javën tjetër për të diskutuar transferimin dhe, sipas La Gazzetta dello Sport, Los Blancos do ta ngrenë idenë për t’ia dhënë Gagon dhe 10 milionë euro Romës për shërbimet e Osvaldos.

Ky i fundit ishte shënuesi më i mirë i Romës sezonin e kaluar, duke gjetur rrjetën 11 herë në 26 paraqitje, por ka pasur probleme disiplinore në kryeqytetin italian dhe ishte përfshirë në një përleshje me bashkë-lojtarin Erik Lamela në nëntor.

Reali e sheh Osvaldon si një zëvendësim të përkryer për Gonzalo Higuain, i cili së fundi është lidhur me një largim nga Santiago Bernabeu, me Paris Saint-Germain që mbetet opsioni më i hapur për të.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...