“Milani mund ta fitojë titullin edhe pa Ibran e Silvan”

dardanmiftari | Tuesday, July 24, 2012 | 0 Komente

Mbrojtësi i ri i Milanit, Francesco Acerbi, pohon se klubi i tij mund ta fitojë Kampionatin italian, përkundër largimit të Zlatan Ibrahimovic e Thiago Silva drejt Paris Saint-Germain.

Pas ‘spastrimit’ të veteranëve, Rossonerët shitën edhe dy lojtarët kryesorë, mirëpo 23-vjeçari i porsaardhur nga Chievo mendon se Milani do të jetë konkurrent i fuqishëm për titull.

“Dy lojtarë të shkëlqyer janë larguar, por Milani është duke u angazhuar në tregun e transferimeve dhe nesër (e martë) lojtarët do të kthehen nga pushimet”.

“Sido që të jetë, mendoj se jemi ekip i shkëlqyer dhe kemi për qëllim që ta fitojmë kampionatin”, ka thënë Acerbi për Sky Sport Italia.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...