Valencia duhet të sfidojë Realin e Barcën
Qendërmbrojtësi Victor Ruiz mendon se Valencia duhet ta ketë si objektiv përpjekjen për të sfiduar Real Madridin dhe Barcelonën në garën për titullin e La Ligas.
Në sezonin e kaluar, Los Che zunë vendin e tretë, mirëpo mbetën 39 pikë prapa vendit të parë – fituesit të titullit, Real Madrid dhe 30 pikë prapa vendit të dytë – Barcelonës.
“Qëllimi, së paku, është që skuadra të tentojë të afrohet sa më shumë me ta”.
“Nuk themi se do t’i sfidojmë, sepse e dimë se është shumë vështirë dhe tash për tash, ata janë një hap mbi të gjithë, ky është realiteti”.
“Por ne duhet të përpiqemi t’u afrohemi dhe t’i sfidojmë. Ndërsa janë shumë skuadra të cilat nuk do t’ua bëjnë të lehtë: Sevilla, Malaga dhe Athletic (Bilbao)”, ka thënë Ruiz në një konferencë me gazetarë.
Category: Futboll

















0 Komente