Mandzo e Shaqiri ‘nderuan’ gjeneralët kroatë

Unknown | Sunday, November 18, 2012 |

Në raundin e 12-të të Bundesligas, futbollistët e Bayern Munichut nuk ia dolën që si triumfues të largohen nga Nurnbergu, por ndaj kundërshtarit me të njëjtin emër luajtën baras, 1-1. Bavarezët krijuan epërsi në minutën e tretë, me golin e Mario Mandzukicit, ndërsa mikpritësi barazoi me golin e Feulnerit në minutën e 47-të.

Pas golit të shënuar, kroati Mandzukic festoi në mënyrë origjinale. Vrapoi deri te pjesa e tribunës ku ishin adhuruesit e klubit të tij, ndërsa përshëndeti për nder të të liruarve kroatë nga Tribunali i Hagës, Ante Gotovina dhe Mladen Markac.

Në këtë festë nuk ishte i vetëm, meqë atij iu bashkuar shqiptari nga përfaqësuesja zvicerane, Xherdan Shaqiri, i cili gjatë festimit të golit të tij, vrapoi pas dhe grushtin e shtrënguar e vuri në kokë.

Përndryshe, Nurnbergu u bë klubi të cilit i ka shënuar më së shumti gola 26-vjeçari. Kjo ishte ndeshja e pestë kundër këtij klubit dhe goli i pestë i shënuar.

Në sezonin e tij të parë në Bundesliga, si anëtar i Wofsburgut, një herë ka shënuar kundër Nurnbergut, ndërsa vitin e kaluar gjatë sezonit vjeshtor të kampionatit ishte shënues i dyfishtë, ndërsa në pranverë ka dhënë edhe një gol. Serinë e tillë e vazhdoi me fanellën e Bayernit.
Goli i shënuar të shtunën ishte i nënti në Bundesliga gjatë këtij sezoni. Në listën e golashënuesve ai e ndanë vendin e parë me Alexander Meierin nga Eintracht Frankfurti. /Telegrafi/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!