Debuton në El Clasico, portieri i ri i Realit (VIDEO)

Unknown | Saturday, January 26, 2013 |

Diego Lopez është portieri i ri i Real Madridit.

Në listën e gjatë të disa emrave të njohur në futbollin evropian për të zëvëndësuar Iker Casillasin e lënduar, Reali e ka zgjedhur ish portierin e akademisë dhe skuadrës të Realit, spanjollin Diego Lopez.

Lopes ishte deri tani portier i Sevillës ndëërsa ka mbrojtur edhe në Villareal e Lugo. 

Real Madridi do ti paguajë plot 4 milionë euro Sevillës ndërsa Lopez do të ketë kontratë deri në vitin 2017 me Realin.

Lopez pritet të debutoj në El Clasico me Realin pasi që Mourinho thuhet se do ti jap shansin portierit Adan në ndeshjen e radhës ndaj Getafes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!