Ibra: Mourinho dhe CR7 nuk vijnë te PSG

Unknown | Tuesday, February 05, 2013 |


Zlatan Ibrahimoviç ka hedhur poshtë spekulimet që e lidhin dyshen portugeze të RealMadrid: Mourinho-Ronaldo me PSG, duke theksuar se këto nuk janë më shumë se thashetheme. Dy luzitanët kanë qenë të dy të lidhur me një lëvizje drejt gjigantëve të "Ligue I", mes spekullimeve në vazhdim se mund të largohen nga "Santiago Bernabeu", por bomberi suedez shfaqet disi i ndrojtur në lidhje me këtë temë.

"Do të përbënte lajm të madh për çdo ekip për të nënshkruar me Mourinhon dhe Ronaldon. Mourinho është një trajner i madh, një nga më të mirët në botë, ndërsa Ronaldo është ndër lojtarët më të mirë. Megjithatë, ardhja e tyre te PSG është vetëm spekulim, jo realitet. Njerëzit gjithmonë mund të ëndërrojnë të nënshkruajnë me ta dhe të spekulojnë se çfarë mund të ndodhë, por nuk ka asnjë fakt që ta bëjë të vërtetë ardhjen e tyre në Paris", është shprehur Ibrahimoviç për "Marca".

Ronaldo ka një kontratë me Real Madrid deri në qershor 2015, ndërsa marrëveshja e Mourinhos me "Los Blancos" shkon deri në verën e vitit 2016, por portugezi kërkon me çdo kulm të rikthehet te Chelsea. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!